
Një vendim i ri në shtetit grek ndalon emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimin.
Ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 Mars 2024. Para kësaj date, emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi, ose ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja.
Këtë vendim e sqaron për shikuesit e “MCN live”, Etmond Guri, përfaqësuesi i Komunitetit shqiptar në Greqi.
Është bërë një njoftim nga AI, një organizatë shqiptare në Athinë e cila është e mirinformuar drejtpërdrejtë dhe shpall interes për emigrantët në Greqi, e cila ka kontaktuar autoritet aeroportale dhe doganore, si në Kakavijë, dhe ka rezultuar se sipas qarkoresh së Ministrisë se të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi.
Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj pas datës 30 mars 2024. Mos bëni gabimin të udhëtoni sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot.
Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre. Kështu thotë qarkorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare.
Sipas Gurit, kjo është më shumë se një problematika e vjetër për faktin se administrata nuk koordinohet dhe më pas rezulton me gjobitjen e shqiptarëve nëpër doganë pavarësisht leje qëndrimit.
Ky është problemi aktual, është një problematikë e vjetër kjo në Greqi, e cila nuk koordinohet mirë brenda administratës së saj dhe shpesh herë sjell edhe problematika që lidhen me shqiptare që udhëtojnë në Shqipëri dhe shpesh herë ata gjobiten ne doganë dhe pse kanë një leje qëndrimi në Greqi.
Guri thotë se është koha e fundit që kësaj burokracie, shteti grek ti jap zgjidhje edhe sot pas 30 vitesh.
Është në teme e gjerë që ka nevojë që në Greqi të diskutohet. Ka ardhur momenti dhe duhet shteti grek te vetëdijesohet dhe ti japi zgjidhje sepse është një problem i mbajtur këtu e 30 vjet në Greqi. Pra është një njësi e problematikës së shtetit grek që nuk është fokusuar dhe investuar asnjëherë për ta zgjidhur këtë problem.
Ndërkohë që kemi një përmirësim të shërbimit nga ai maunal në digjital, fatkeqësisht afatet kohore të leje qëndrimit, janë zvarritur dhe janë shtuar shumë më tepër dhe janë bërë problematikë për gjithë shtetas të huaj që jetojnë këtu, është më tepër burokraci, mungesë vullneti e shtetit grek për ta zgjidhur këtë problem.



