Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në fshatin Dojan në Tropojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.



