Një gjykatë në Turqi ka dhënë sot dënime të përjetshme për 337 oficerë, ushtarakë dhe persona të tjerëve, të cilët ishin në bankën e të akuzuarve në atë që rezultoi si një nga gjykimet më të mëdha lidhur me përpjekjen për grusht shteti në 2016.
Pilotët e forcave ajrore dhe komandantët e ushtrisë ishin mes 500 të pandehurve të akuzuar për përpjekjen për të përmbysur Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
Ata dyshohet se drejtuan komplotin nga baza ajrore Akinci pranë Ankarasë.
Erdogan ka deklaruar se kleriku mysliman që jeton në SH.B.A. Fethullah Gulen organizoi grushtin e shtetit, i cili u pasua me arrestime masive.
Ndërkohë Gulen ka mohuar çdo përfshirje në grushtin e shtetiy në korrik të 2016 ku për pasojë mbetën të vrarë 251 persona dhe u plagosën më shumë se 2,000 të tjerë.
Gjatë momentit që ndodhi grushti i shtetit Erdogan ishte me pushime dhe nuk ndodhej në Turqi.
Mijëra civilë u mblodhën në mbështetje të Erdogan në atë natë trazirash, duke u përballur me ushtarë mashtrues dhe duke parandaluar komplotistët të marrin pushtetin.
Gjyqi filloi në gusht të 2017 dhe ndër akuzat ishte edhe tentativa për vrasje e presidentit Erdogan. Gjykata më e madhe e Turqisë, në Sincan pranë Ankarasë, ishte e rrethuar nga qindra policisë gjatë kohës që u dhanë vendimet.



