Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLGJ dhe KLP

Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLGJ dhe KLP

Kuvendi i Shqipërisë ka rihapur sërish garën dhe u ka bërë thirrje kandidatëve të shoqërisë civile që të aplikojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, në sajë të reformës në drejtësi. Në faqen zyrtare të Kuvendit janë publikuar kriteret dhe dokumentacionet që duhet të plotësojnë të gjithë të interesuarit. 

Të gjithë anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të KLGJ dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 54, pika 2 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” duhet që brenda datës 1 prill 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:
1. a) jetëshkrimin e përditësuar;

2. b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

3. c) formularin e vetëdeklarimit sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

1. d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;

1. dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 54, pika 2 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Ka të drejtë të kandidojë çdo anëtar i organizatës së shoqërisë civile që plotëson kushtet e nenit 54, pika 2 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe që siguron mbështetjen e së paku tre organizatave të shoqërisë civile, që punojnë në fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut.

Mësohet se kërkesat duhet të dërgohen në adresën reformanedrejtesi@avokatipopullit.gov.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy