Zbërthimi i “Sky ECC”/ Bregu: Problemi i SPAK, identifikimi i personave që ka përdorur aplikacionin (VIDEO)

Zbërthimi i “Sky ECC”/ Bregu: Problemi i SPAK, identifikimi i personave që ka përdorur aplikacionin (VIDEO)

Zbërthimi i aplikacionit “Sky ECC” u pasua nga një numër i madh operacionesh në verën e vitit 2022 duke arrestuar dhjetëra anëtarë të grupeve kriminale, ndërsa u kapën edhe sasi të mëdha droge dhe armësh në shumë vende të Europës përfshirë edhe Shqipërinë.

Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu në MCN Live komentoi mbi nismën e ministrit Balla ku i ofron efektivëve të policisë një formular për të treghuar se kush nga ata ka poseduar një platformë të tillë.

Ai tha se nuk mund të akuzojmë SPAK për vonesa sepse hetimet kërkojnë kohën e tyre, prandaj sipas tij u vetofrohet policëve të vetëdeklarohen dhe kush nuk tregon të vërtetën i shtohet një tjetër akuzë si ajo e ‘falsifikimit të dokumenteve shtetërorë’.

Kërkesa e Ballës që në ardhjen e tij në Ministrinë e Brendshme, si fillim është i pari që nuk ka bërë asnjë ndryshim në radhët e policisë, priti një kohë të gjatë ta bëj këtë sepse kishte të dhëna se një pjesë e drejtuesve të policisë në rangje të ulëta apo larta përdornin të tilla platforma. Ai shprehu publikisht se do bënte ndryshime në polici në momentin që dilnin këto të dhëna se kush nga policët kishin në posedim të tilla platforma. SPAK do kohën e vetë për ti nxjerr, hetimet normalisht që duan kohë, në këtë mënyrë ai u vetëofron policëve të deklarojnë nëse e kanë pasur apo jo sepse s’mund të presë pambarimisht dosjet e SPAK që kërkojnë kohë. Balla ua lë vetë policëve në dorë këtë vetëdeklarim dhe në këtë mënyrë ai u shton një akuzë tjetër që është ‘falsifikimi dokumenteve shtetërorë’ nëse gënjejnë nëse kanë pasur apo jo një telefon të tillë.

Më tej ai shtoi se ky është një vetëpastrim në radhët e policisë, prandaj u kërkon policëve të tregojnë vetë nëse kanë pasur një telefon sky apo encrochat.

Se sa do realizohet mbetet për tu parë, por prapë mbetet në personalitetin e të gjithëve që të thotë të vërtetën në këto formularë ose jo. SPAK-un s’mund ta akuzojmë për vonesa sepse duhet kohë për hetime, prova nëse janë kryer apo jo, pra duhet ti lëmë organit të specializuar të prokurorisë kohën e vetë por s’mund ti lëmë pambarimisht këta policë të dyshuar si pjesë e këtyre platformave.

I pyetur se flitet se ka dhe gazetarë që dalin në këto përgjime dhe a mund të merret kjo si një provë, Bregu tha se duhet të jetë provë, por s’mund të ketë përgjigje se ne jemi gazetarë dhe duhet të kesh qenë të paktën njëherë prokuror për të ditur se si kryhen procedimet dhe hetimet.

Kohët e fundit media ka nisur të bëjë rolin e gjykatësit, prokurorit, kryeministrit dhe presidentit, unë stepem në të tilla gjëra. Unë mund të komentoj një vendim të marrë nga prokurori, është e dënueshme në mënyrën e etikës. Media dhe shoqëria shqiptare më të korruptuarit prapë i promovon. Në momentin që qoftë për një politikan apo aktor pikërisht ata që dalin më shumë në media ata promovohen më shumë.

Referuar këtyre platformave, Bregu theksoi se ajo që po luftohet më tepër në botë është terrorizmi ku investohen dhe shtete shumë të mëdha. Lidhur me këto zbërthime të ‘sky encro’ problemi që ka SPAK është identifikimi personave që kanë përdorur aplikacionin.

Partnerët nuk i kanë zbërthyer për ne. Frika më e madhe në botë është terrorizmi dhe ky është i vetmi interes që shtete të fuqishme si Franca, Gjermania, Kanada, SHBA investohen në shkatërrimin e të tilla platformave. Nuk di ndonjë platformë pavarësisht se atyre që e përdorin të mos jetë shkatërruar ndonjëherë. E kanë lënë për një kohë, por ajo që luftohet më së shumti është terrorizmi, edhe pasi shkatërron këtë platformë ndan pjesët në disa vende. Ka qindra dhe mijëra mesazhe, por problemi i SPAK në këto komente është identifikimi i personave që e ka përdorur këtë platformë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy