Hakerimi i llogarive personale/ Progni: Databaza e ‘Patronazhistëve’ dëmi më i madh për përdoruesit. Sa të kenë ato të dhëna do të jemi gjithmonë të ekspozuar!

Hakerimi i llogarive personale/ Progni: Databaza e ‘Patronazhistëve’ dëmi më i madh për përdoruesit. Sa të kenë ato të dhëna do të jemi gjithmonë të ekspozuar!

Sa janë të mbrojtura rrjetet tona sociale sot është pyetja që u mundua ti jap përgjigje eksperti i IT, Gent Progni.

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Progni tha se është shqetësues fakti se sot gjendemi para disa daljes së të dhënave tona personale të cilat paraqesin problem për përdoruesit shqiptar.

Ka moment për tu shqetësuar se njerëzit pavarësisht se e marrin atë mesazh, e vazhdojnë bisedën. Është mirë që njerëzit mos ta vazhdojnë bisedën, nuk ndodh hakërimi me një kliklim të sms, pra nuk është se sikletohet si mision për ta hakeruar dhe u hakërrove.

Problemi më i madh nuk është se vijnë këto sms, se në tërë botën vijnë, ndoshta jo në këtë masë por vijën ata njerëz që e përdorin më shpesh dhe i fusin numrat e tyre.

Por, problemi këtu në Shqipëri është se si ka mundësi që vijnë në këtë mase. Vijnë sepse kanë ndodhur disa dalje databasash, dalje të të dhënave të cilat ne i kemi thënë që atëherë që do sillnin probleme për përdoruesit shqiptar.   

Sipas Prognit, databaza e ‘Patronazhistëve’ është dëmi më i madh që i është bërë shqiptarëve, sepse sa të kenë ato të dhëna do të jemi gjithmonë të ekspozuar për hakerët.

Aktualisht ne jemi shumë të ekspozuar, të dhënat tona. Patronazhistët, ajo data basa, nga ku nisi loja, është ajo që i ka bërë një dëm shumë të madh përdoruesve shqiptar sepse sa të kenë ato të dhëna do të jenë gjithmonë të ekspozuar. Dhe kjo ka qenë dhe kërkesa jonë që shteti shqiptar të marrë përsipër ndryshim të ID, që të paktën të ul këtë masë pasigurie që kemi ne online.

Sepse sot duket shaka por me një fotshop ti mund të krijosh një kartë identiteti në Shqipëri, moshë , emër mbiemër, numër ID ke, dhe mund ti vjedhësh çdo askes online, që nga rrejte sociale që mund te duket pa ndonjë rëndësi po për bizneset ka shumë rëndësi.

Është e rëndësishme pavarësisht se shumë njerëz thonë, përfshirë edhe pronarin e MCN se rrjetet sociale nuk kanë rëndësi, por janë, sepse ka biznese që kanë investuar gjithë jetën e tyre aty dhe mund ta arrijnë deri te vjedhja e aksesit në banka me një “inxhinieri sociale”, dikush mund të të marri në telefon të dhëna që ka për ty dhe t’jua mbush mendjen operatorit të bankës që je ti dhe të resetoj pasfordin dhe të të marrë aksesin.

Këtë e kupton vetëm kur të behet dëmi. Duhet vetëm të bësh sa më shpesh research emrin tendë në gogle që të shohësh a është hap ndonjë acount i ri, ndoshta një faqe e re po flet për ty, apo ka emrin tënd, dhe kështu e kupton që diku të dhënat e tua personale janë përdorur.

Është problematike poashtu hapja e këtyre ‘eco murse’eve online që shesin rroba super të lira, është shumë e vështirë ta kuptosh as në syrin e një eksperti, nëse është fake apo origjinale sepse e krijojnë në atë masë që duket se i përdorin kushtet e sigurisë që po, kjo faqe duhet blerë. Në momentin që ti blen aty ata i kane askeset e të dhënave të kartës, dhe  vetmja mënyrë është banka, nuk mbetet mënyrë tjetër.

Eksperti i IT, ka kritike për institucionet që duhet të merren me mbrojtjen e të dhënave tona personale, të cilat sipas tij, duhet të reagojnë para se të ndodh dëmi.

Mënyrë tjetër do ishte të kishim institucione në Shqipëri, të cilat nuk do prisnin të ankoheshin njerëzit, po e bëjnë këtë vet duke parandaluar.

Dhe në këtë rastin e sms, kishin reagimin e Policisë, po vetëm ajo nuk ka lidhje me këtë gjë. Ne kemi Komisionar për Mbrojtjen e të Dhënave, ne kemi një institucion që quhet Akces, që duhet ti thotë këto gjëra para se të bëhen problem, po këtu këto institucione janë sa për të marre rrogat dhe shyqyr janë shumëfishuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy