Basha: Darka luksoze e deputetëve socialistë që habiti miqtë e mi të huaj

Basha: Darka luksoze e deputetëve socialistë që habiti miqtë e mi të huaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha, akuzoi sot në Kuvend maxhorancën se me votën në mbështetje të Saimir Tahirit po mbron në të vërtetë abuzimin me pushtetin. Basha rrëfeu edhe një episode që sipas tij dy miq të huaj kanë vënë re në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit.

Pjesë nga fjala e Bashës

Ka një të vërtetë tjetër, mbrëmjen e ditës kur deputetët socialistë të Këshillit të Mandateve vendosën për të mos i hequr mandatin deputetit Tahiri 2 miqtë e mi të huaj darkuan në një nga restorantet luksoze të Tiranës.

Për çudinë e tyre, por jo vetëm timen, dy tavolinat e vetme të zëna në restorant kishin në krye dy deputetë socialistë. Në një tavolinë në shoqëri të hareshme pinte puro kubane të zgjedhur dhe në tjetrën një ish-ministër i yti darkonte me verë që kushton më shtrenjtë se rroga minimale në Shqipëri.

Dy deputetët, pothuajse tërë jeta rrogtarë të shtetit që në jetën e tyre nuk e kishin parë këtë luks, por që sot jetojnë si sheikë në vendin më të varfër të Europës. Kjo është e vërteta tjetër e votës tuaj sot në Kuvend.

Kjo nuk ishte votëm vetëm për të mbrojtur krimet e Tahirit, por ishte votë për të mbrojtur tenderat e vjedhura, koncesionet klienteliste, pasuritë publike të tjetërsuara, për të mbrotjur gjysmën e meshkujve në kabinetin tënd, të xhiruar dhe të përgjuar nga partnerët që ti kanë dhënë ty provat si lidhje të drejtpërdejta të krimit të drogës dhe armëve.

Sot me këtë votë keni mbrojtur veten tuaj. I keni vënë gozhdën e fundit një familje politike dhe ideologjike që sot e keni kthyer në një familje kriminale. Trëndafilin e keni zëvendësuar me lulen e hashashit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy