Ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për sot

Ulje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për sot

Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë.

Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin por me te theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të pësojnë rritje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor – Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe brigjet Veriperëndimore të kontinentit do të jenë në ndikimin e një sistemi të dendur vranësirash, i cili do të gjeneroj reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra ere.

Ndërsa Europa Jugore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Poashtu Europa Lindore mbetet pa reshje por me vranësira të shumta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy