
Albumi i ri i Lady Gaga "Chromatica", i cili ishte planifikuar fillimisht për të dalë më 10 Prill, por u shty për shkak të urgjencës së koronavirusit, do të dalë në treg më 29 maj.
Ky është albumi i gjashtë i këngëtares, pjesë e tij është edhe një ndër këngët më të dëgjuara "Stupid Love".
Në album Lady Gaga, ka bashkëpunime me Ariana Grande, Elton John dhe Blackpink.
"Chromatica" do të jetë në dispozicion në formate të ndryshme: cd standarde, cd luksoze 3-track, vinyl standard, kasetë, disk vinyl kufizuar. Përveç kësaj, një vinyl me ngjyrë është në dispozicion në ladygaga.com.



