Shantazhet dhe kërcënimet ndaj Endri Meksit/ Drejtori i Përgjithshëm i MCN dorëzon prova të reja në prokurori

Shantazhet dhe kërcënimet ndaj Endri Meksit/ Drejtori i Përgjithshëm i MCN dorëzon prova të reja në prokurori

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, z. Endri Meksi, mbetet i vendosur për të komunikuar me institucionet shtetërore mbi ngjarjet e Marsit 2026 dhe ka besim qe ky bashkëpunim do te sjelle zbardhjen e plotë të shantazhit ndaj tij. 

 

Pas denoncimit fillestar dhe informacioneve të depozituara pranë Prokurorisë në datën 30 mars, z. Meksi ka marrë akuza dhe komente të ndryshme publike në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga profile anonime, por jo vetëm.

 

Në kuadër të realizimit të një hetimi sa më të saktë dhe të thelluar, me datë 4 Prill ai ka vendosur të përcjellë sërish pranë Prokurorisë së Tiranës këto komente, të cilat ai gjykon se mbartin interes për procesin hetimor. 

 

Z. Meksi vijon të jetë në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Tiranës dhe Seksionin e Krimeve të Rënda pranë Policisë së Shtetit, duke qëndruar në dispozicion për çdo kërkesë të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy