Studentja në Nigeri vritet nga turma pas deklaratës së blasfemisë

Studentja në Nigeri vritet nga turma pas deklaratës së blasfemisë

Një studente në Nigerinë veriore u vra nga një turmë që e gjuajti me gurë, e rrahu dhe i vendosi zjarrin pasi dyshohet se kishte postuar një deklaratë blasfemuese kundër profetit Muhamed, sipas policisë.

Vajza e quajtur Deborah Yakubu, u rrethua nga studentët dhe u sulmua të enjten, tha në një deklaratë policia.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën Shehu Shagari në Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë dhe shkolla është mbyllur menjëherë.

“Studentët e tërhoqën me forcë viktimën nga dhoma ku ajo ishte fshehur nga autoritetet e shkollës, dhe më pasë e vranë dhe e dogjën”, tha zëdhënësi i policisë Sanusi Abubakar në një deklaratë të lëshuar për CNN.

Guvernatori i shtetit Sokoto, Aminu Tambuwal lëshoi ​​një urdhër për mbylljen e shkollës dhe udhëzoi Ministrinë e Arsimit të Lartë dhe agjencitë e sigurisë për të hetuar incidentin.

Videoja, e cila qarkulloi në mediat sociale pas vrasjes, duket se tregon sulmuesit e saj duke mbajtur një kuti shkrepse dhe duke festuar pasi i kanë vënë flakën.

Dy persona janë arrestuar dhe “të dyshuarit në videon virale në Twitter janë pikasur dhe do të dënohen së shpejti”, shtoi Abubakar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy