Meta priti kryetarët e dy komunave dhe përfaqësus të familjeve heroike të luftës të Drenicës

Meta priti kryetarët e dy komunave dhe përfaqësus të familjeve heroike të luftës të Drenicës

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Bekim Jasharin dhe Ramiz Lladrovcin, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës, njëkohësisht dy përfaqësues të familjeve heroike në luftën me Serbinë.

Meta thotë se gjatë takimit folën për situatën e krijuar nga koronavirusi në vendet respektive dhe gjendjen ekonomike.

"Kënaqësi të prisja sot në një takim vëllazëror përfaqësuesit e dy familjeve heroike, Jasharaj dhe Lladrovci, z.Bekim Jashari dhe z.Ramiz Lladrovci, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës heroike.

Bashkëbiseduam hapur mbi situatën në vendet tona, për tejkalimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të pasojave të pandemisë COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale ekonomike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.

Besimplotë se udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim, do i fitojnë të gjitha sfidat,"-shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy