Magazina tek "Siri Kodra" përfshihet nga flakët, rezikohen dy banesa

Magazina tek "Siri Kodra" përfshihet nga flakët, rezikohen dy banesa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë brendë disa magazinave frigoroferike.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe shtëllunga tymi kanë mbuluar pothuajse të gjithë zonën. Policia e Tiranës bën me dije, se nga flakët që kanë përfshirë magazinat industriale rrezikohen të digjen dy banesa.

"Rreth orës 19:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë ka rënë zjarr. Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale", thekson policia.

Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërkohë që mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit të flakëve..

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy