Satelitët shqiptarë, Semanaj: Janë thjesht shërbime të marra me qira, në jetën e qytetarëve nuk ndryshon asgjë  

Satelitët shqiptarë, Semanaj: Janë thjesht shërbime të marra me qira, në jetën e qytetarëve nuk ndryshon asgjë  

Lëshimi i dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 në hapësirë, sipas ekspertit të IT, Besmir Semanaj, përveç shumë pikëpyetjeve, ngre edhe shumë shqetësime. Semanaj tha se dyshimet ngrihen nga mungesa e transparencës, ndërsa fakti që të dhënat e qytetarëve shqiptarë janë cenuar rëndë i shton mundësitë që ky skandal të thellohet. Semanaj tha se pavarësisht mënyrës se si po i serviren opinionit, satelitët nuk do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetesës për shqiptarët.

Dyshimet ngrihen nga mungesa e transparencës. Kemi dy satelitë që nga qeveria dhe mediat e saj u transmetua sikur ishin satelitë shqiptarë. Është njësoj sikur unë të marr me qira një Ferrari për 3 ditë dhe të mbush rrjetet e mia sociale si pronar i tij. Qeveria ka marrë me qira një shërbim që shpresojmë të përdoret siç duhet dhe të rezultojë efikas. Nuk është se shteti shqiptar ka çeduar nga mungesa e këtyre shërbimeve. Një nga pikat është zbulimi i ndërtimeve pa leje, ndërkohë që po vetë shtetarët shqiptarë denoncojnë nga qendra e Tiranës 15-25-katësh të ngritur pa leje. Është më e thjeshtë të numërohen katet nga toka sesa t’i numërohen nga hapësira. Mënyra si po përpiqet t’u paraqitet shqiptarëve është thjesht një flluskë sapuni.

Janë thjesht disa shërbime të marra me qira që nuk do të ndryshojnë jetën e qytetarëve. Kemi të bëjmë me satelitë që japin të dhëna me foto dhe video. Territori i Shqipërisë vazhdimisht është patrulluar.

Në Shqipëri jemi mësuar që çdo gjë ta quajmë sekret shtetëror. Pse nuk duhej të ishte e hapur një kontratë e tillë. Cilat janë shërbimet që marrim dhe kush do të ketë akses në të dhëna. Do të përdoren për arsye civile, pse nuk duhej të ishte e hapur një kontratë e tillë. Filmojnë në një rezolucion jashtëzakonisht të lartë. Nëse bien në duart e gabuara, do të dëmtojnë qytetarët shqiptarë.

Semanaj tha më tej se, nazuar në ato që lexojmë te faqja e kompanisë që ofron shërbimet, është një vlerë e shtuar. Por sipas tij, problemi është black out informativ që kemi dhe nuk e dimë si do të përdoren.

Po u shitet shqiptarëve si arritje e madhe, ndërkohë që institucionet shqiptare nuk blejnë një Windows.

Një kompjuter i palicencuar nuk do të thotë se nuk mund të përditësohet. Por një IT që nuk merr mundin të licencojë një PC, ai PC nuk ka minimumin e sigurisë. Është e turpshme ndaj Microsoftit me të cilin qeveria ka marrëveshje. Një shtet i tërë nuk licencon një kompjuter që është gjëja më minimale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy