Lufta ndaj informalitetit dhe efiçensa e administratës fiskale janë sfidat e administratave tatimore në vendet e Europës Jug - Lindore. Disa nga këto vende kanë evoluar duke bërë bashkimin e administratës tatimore dhe doganore në një agjenci të vetme, e tillë është Bosnje - Hercegovina dhe në prag të bashkimit është edhe Kosova.
Minimizimi i informalitetit, i kontrabandës dhe rritja e aftësive të administratës fiskale është qasja që kërkojnë administratat taimore në rajon. Sistemi fiskal dhe ndarja e përvojës së vendeve të rajonit është tematika e cila trajtohet këtë enjte në Portofol, me Teuta Shamkun. Flasin drejtorët e Tatimeve të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Bosnje & Hercegovinës, Kosovës dhe Shqipërisë.



