Fauci: Vaksina e koronavirusit në SHBA mund të jetë gati më shpejt se sa pritej

Fauci: Vaksina e koronavirusit në SHBA mund të jetë gati më shpejt se sa pritej

“Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati më shpejt sesa pritej.” Kështu është shprehur në një intervistë për Kaiser Health News, Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë kundër pandemisë.

Specialisti i sëmundjeve infektive, i cili ka rënë në konflikt disa herë me Presidentin Donald Trump për menaxhimin e krizës, shpjegoi se nëse rezultatet e provave klinike në vazhdim janë "jashtëzakonisht të mira" do të ketë një "detyrim moral" për të ndaluar eksperimentimin dhe për të filluar shpërndarjen e vaksinës.

Lidhur me rrezikun që administrata amerikane mund të ushtrojë presion mbi komunitetin shkencor dhe organet federale që duhet t'i japin vaksinën në mënyrë që ta miratojnë atë përpara zgjedhjeve të nëntorit, Fauci tha “nuk ka asnjë shqetësim për këtë pjesë”.

"Nëse duhet të marrësh një vendim në lidhje me një vaksinë, duhet të sigurohesh që ke prova se është e sigurt dhe efektive. Unë nuk shqetësohem për presionin politik", tha mjeku amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy