Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, për rifillimin e vetingut në Policinë e Shtetit, saktëson se ka një veçori që shkallën e dytë e ka në Gjykatën Administrative.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ligji i parë dështoi me sukses, arriti në konkluzione të gabuara nuk realizoi asnjë lloj qëllimi dhe tashmë është një lloj arnimi që në pikëpamje proceduriale, kushtetuese, është një lloj presioni në Policinë e Shtetit.
Sipas tij, të krijosh hallka paralele është problem shumë i madh se përkthehet në stres dhe presion dhe në një seleksionim të padrejtë.
Të trija hallkat e vetingut që do drejtohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, janë trajtuar me ligj dhe më parë. Për pasurinë do vij nga ILDKPKI.
Dhe veprimi i ILDKPKI është kushtetues, funksionon në bazë të një ligji dhe kur gjen paligjshmëri mund të veprojë.
Pse duhet një dublikim institucion tresh në AMP? Figura kthehet në një rreth vicioz nga pikëpamja e administrimit të shërbimeve sekrete që veprojnë në bazë të informacioneve.
AMP do i kërkojë DSIK të dhëna, DSIK ia kthen AMP në bazë të një komisioni. AMP funksionon me ligj të posaçëm, me ligj kushtetues.
Për profesionalizmin në ligjin e AMP funksionojnë shumë hallka që rregullojnë dhe kontrollojnë profesionalizmin, Komisione që verifikojnë perfiormancën e çdo punonjësi policie dhe paralelizimi i tyre do të thotë një lloj presioni ndaj punonjësve të policisë.
Të gjitha këto mbajtur parasysh dhe faktin se ligji i parë dështoi, tregon se është diçka e sforcuar dhe oficerët e policisë mund të jenë nën stres nëse do e kalojnë me objektivitet.
Komisioni që është në AMP është më i aftë se ILDKPKI? Dyshoj! Krijohen hallka paralele për të futur subjektivizma.
Beçi shtoi se vetingu nuk u bë rrugë në asnjë shtet tjetër dhe se ne po ecim në rrugë të pashkelura dhe se një formulë e tillë nuk është ndërtuar në asnjë shtet tjetër.
Në vijim tha se nuk është kundër kontrollit, por se është kundër logjikës dhe se në rast nuk i ka bërë AMP, ish-SHKB, si shtet nuk mund të thotë se po shtrihet një procedurë, kur në fakt të gjitha janë detyrë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.



