Sekretari amerikan i Shtetit kritika “CNN”-it: Irani larg armëve bërthamore

Sekretari amerikan i Shtetit kritika “CNN”-it: Irani larg armëve bërthamore

Marco Rubio thotë se sulmet amerikane në tre centrale bërthamore iraniane shkaktuan dëme "shumë të rëndësishme, të konsiderueshme", duke i ulur shumë kapacitetet e tyre bërthamore.

“Në fund të fundit, ata janë shumë më larg një arme bërthamore sot sesa ishin përpara se presidenti të ndërmerrte këtë veprim të guximshëm”, tha ai për Politico. 

“Kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u kuptuar, dëme të konsiderueshme, shumë të konsiderueshme”, shprehet ai. 

Analiza e tij vjen mes raporteve kontradiktore mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara nga sulmet.

Një raport i CNN-së, duke cituar burime të njohura me një vlerësim paraprak të inteligjencës amerikane, tha se sulmet me shumë gjasa e vonuan programin bërthamor të Iranit vetëm me disa muaj. 

Ndryshe pretendon Presidenti i SHBA Trump, sipas së cilit objektet e Iranit ishin "të shkatërruara plotësisht".

Rubio e kritikoi ashpër raportin e CNN-së si “një histori të rreme” që “nuk duhet të riraportohet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy