Bashkia Himarë/ Makina e kryetarit kushton më shumë se rikonstruksioni i 4 banesave 

Bashkia Himarë/ Makina e kryetarit kushton më shumë se rikonstruksioni i 4 banesave 

Bashkia Himarë ka zhvilluar tenderin me objekt “Restaurimi i banesave të amortizuara për familjet në nevojë. Fondi limit është llogaritur 39.9 milionë lekë dhe vlera e kontratës 37.7 milionë lekë. Bazuar në dokumentet standarde të tenderit bëhet fjalë për restaurimin e 4 banesave të amortizuara të familjeve në nevojë.

Po të lexojmë me kujdes vetë bashkia Himarë dhe kryetari i saj Jorgo Goro që ka miratuar projektin duke hedhur firmën e tij, thotë restaurim i banesave shumë të amortizuara të familjeve në nevojë ( pra shumë të amortizuara) .

Pra me 37.7 milionë lekë ( të vjetra, sepse familjet në nevojë, e kanë më të lehtë ta kuptojnë kështu), do rikonstruktohen këto 4 shtëpi, në ketë gjendje që ju shihni.  

Pra vlera me të cilën i bie të rikonstruktohet një nga këto banesa, në gjendjen që ju shihni, është më pak se 10 milion lekë.     

Ndërkohë, vetëm për karburantin e administratës së Bashkisë Himarë në vitin 2023 janë shpenzuar 125 milionë lekë, në një tender pa garë, ku oferta e fituesit është në kufij 100% të fondit limit.

Pra, janë shpenzuar mbi tre fish më tepër se për restaurimin e banesave të amortizuara të familjeve në nevojë.

 Nga ana tjetër, në vitin 2019 me të ardhurat e Bashkisë është blerë dhe automjeti i kryetarit të bashkisë, me fond limit 41.6 milionë lekë dhe vlerë kontrate 41.3 milionë lekë, sërish pa garë dhe ku oferta e fituesit është në kufij 100% të fondit limit.

Pra nëse është shërbimi ndaj njerëzve apo krijimi i komoditetit për vete, prioritet i Bashkisë Himarë, kjo nuk ka nevojë për përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy