Dita e Verës / Pastiçeret dhe influenceri flasin për traditën, ritualet dhe festimet në këtë ditë

Dita e Verës / Pastiçeret dhe influenceri flasin për traditën, ritualet dhe festimet në këtë ditë

Dita e Verës festohet çdo vit më 14 mars dhe është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare. Ajo simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës dhe fuqinë e diellit mbi tokë.

 

Të ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pastiçeret Dorina Zajaku dhe Irena Duka, si dhe influenceri Eni Bodini, folën për traditën dhe festimet e kësaj dite, e cila shënon nisjen e një periudhe të re plot gjallëri, gëzim dhe shpresë.

 

Dorina Zajaku tregoi se si festohej Dita e Verës në fëmijërinë e saj.

 

Tradita e festës së verës fillonte që më 13 mars. Si fëmijë zgjohemi herët dhe shkonim në mal për të mbledhur lule të gjelbra. I vendosnim në dyert e shtëpisë dhe brenda në shtëpi, ndërsa ditën tjetër i merrnim dhe i hidhnim në ujë të rrjedhshëm.

Në darkë vendosnim edhe veroret. Nënat tona zgjoheshin herët në mëngjes dhe përgatisnin ëmbëlsira e gatime tradicionale. 

Ballokumja ka qenë gjithmonë traditë e Elbasanit, por bëhej edhe byreku me lakra të egra. Më pas, pasdite dilnim me familjarët dhe festonim Ditën e Verës. 

 

Ndërsa Irena Duka tregoi se në zonën e Dibrës traditat kanë qenë paksa të ndryshme.

 

Në Dibër, në veri, mbaj mend nga fëmijëria se nata e verës festohej me një darkë ku përgatitej hasudja si ëmbëlsirë dhe një lloj gatimi me kos dhe vezë.

 Ballokumja nuk ka qenë traditë e zonës sonë. Ballokumen e kam mësuar rreth 14 vite më parë, kur hapa pastiçerinë time, sepse ne nuk e kishim si traditë, por bënim më shumë gurabije. 

Kishim edhe një zakon interesant: festa zgjaste tre ditë.

Më 14 mars zgjoheshim shumë herët dhe shkonim nëpër lagje. Nëse dikush nuk e kishte hapur derën herët në mëngjes, ia lidhnim derën me tel. 

 

Nga ana tjetër, Eni Bodini foli për atmosferën festive në Elbasan dhe për traditën e ballokumes.

 

Thuhet se fjala ballokume vjen nga shprehja ‘je bërë si llokume’. 

Festimet në Elbasan fillojnë që më 10 mars me aktivitete të ndryshme. Unë mbaj mend se më parë, më 14 mars, dilnim në një kodër, shtronim një çarçaf me ushqime dhe festonim të gjithë bashkë Ditën e Verës.

Sot kjo traditë është zbehur pak, sepse shumë njerëz zgjedhin të shkojnë në restorante. 

Por nostalgjia dhe harmonia që kishim atëherë ishin të veçanta. Mbaj mend edhe gatimet tradicionale, si mishin e përgatitur për festë.

Edhe pse sot festa festohet në shumë qytete të Shqipërisë, Elbasani mbetet vendi ku kjo traditë ka rrënjë shumë të thella dhe ku atmosfera festive është gjithmonë e veçantë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy