
Ish-bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, Jason Alexander është ndjekur penalisht pasi u shfaq pa papritur në dasmën e saj me Sam Asghar.
Jason Alexander, u arrestua javën e kaluar pasi dyshohet se u përplas me rojet dhe filmoi brenda shtëpisë së Spears. Alexander ishte i martuar për tre ditë me yllin e popit.
Spears, 40 vjeç dhe partneri i saj Asghari, 28 vjeç, u martuan në një ceremoni intime në Kaliforni javën e kaluar.
Por përgatitjet u ndërprenë kur Alexander u arrestua pasi dyshohet se ishte përplasur me rojet. Ai ka publikuar një video nga shtëpia e këngëtares, përpara se të përballej nga sigurimi.
Të hënën, një gjykatës vendosi lirimin me kusht në 100,000 dollarë (82,290 £) dhe lëshoi një urdhër ndalimi që i kërkon Aleksandrit të qëndrojë të paktën 100 jard (91 metra) nga Spears për tre vjet.



