Filmi në periudhë pandemie, “Balkan Film Market” vjen online dhe onsite (VIDEO)

Filmi në periudhë pandemie, “Balkan Film Market” vjen online dhe onsite (VIDEO)

Një version hibrid, i cili megjithatë ia ka dalë të mbledhë kineastë nga Europa dhe gjithë Ballkani, ka qenë ky edicion i katërt Balkan Film Market i mbajtur në Tiranë vetëm disa ditë më parë. Gjatë katër ditëve, profesionistë nga të gjitha segmentet e prodhimit dhe shpërndarjes audiovizive arritën të takohen dhe diskutojnë përmes takimeve live dhe atyre virtuale.

Nën moton “Të lësh pas e të shohësh përpara”, edhe këtë vit, ky event i rëndësishëm rajonal e shndërroi Tiranën në një qendër të rëndësishme të industrisë së filmit ballkanik, duke eksploruar forma të reja të bashkëpunimit dhe të shpëndarjes për audiencën e gjerë ballkanike.

Élisabeth Barsacq, Ambasadore e Francës në Shqipëri ishte ajo që çeli edicionin e këtij viti të BFM, ndërkohë të ftuar ishin gjithashtu përfaqësues të kompanive të prodhimit dhe shpërndarjes aktive në Ballkanin Perëndimor, organizatorë dhe përfaqësues të festivaleve të filmit nga rajoni, përfaqësues nga institucionet kryesore publike dhe private të filmit dhe industrisë audiovizive nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Evropës.

 

Përgatiti: Blerina Goce

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy