Trump i përgjigjet De Niros pas sharjes

Trump i përgjigjet De Niros pas sharjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur aktorit Robert De Niro, pas sharjes që ky i fundit i drejtoi nga foltorja e Tony Awars.

Trump e quan De Niron një individ me koeficient të ulët inteligjence dhe një aktor që gjatë përvojës në filma ka marrë shumë grushta në kokë nga boksierë të vërtetë.

“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij. Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, shkroi ai në “Tuiter”.  

Trump gjeti kohën t’i përgjigjes De Niros pasi u kthye nga Singapori, ku zhvilloi takimin me liderin e Koresë së Veriut.

Aktori fitues i “Oscar”-it, i njohur për opozitën që i bën shpesh presidentit amerikan, mbajti një fjalim para turmës në ceremoninë e “Tony Awards” të dielën, ku tha: “Para së gjithash, dua të them f.ck Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është f.ck Trump”.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy