Tritoli në banesën e gjyqtarit, Bregu: Kamerat në zonë, mënyra e vetme për të zbardhur ngjarjen (VIDEO)

Tritoli në banesën e gjyqtarit, Bregu: Kamerat në zonë, mënyra e vetme për të zbardhur ngjarjen (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se tritoli i vendosur në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj ishte një sasi e vogël, thjesht për të bërë një paralajmërim dhe për të dhënë një mesazh.

Duke vijuar më tej, Bregu tha mënyra e vetme për të zbardhur këtë ngjarjen është nëpërmjet kamerave të vendosura në zonë.

Ngjarja është paralajmëruese, sinjal frikësues për shkak të detyrës. Është sasi e vogël, gjithçka është paralajmërim. Dhe fitili që kishte vendosur në tritol është i shkurtër që shpërthen pas 15 sekondash nga vendosja. Duket që nuk e ka vlerësuar shumë situatën se për 15 sekonda mund të krijohet një rreth sigurie menjëherë nëse do të kishte patrulla në qarkullim në ato momente dhe mund të kapej. Në vendngjarje shpërthimet nuk lënë kurrë gjurmë. Janë më të vështirat. Mund të zbardhet nga ndjekja me kamera e autorit. Kjo është e vetmja mundësi që po përdor policia.

Mënyra e vetme për t'u zbardhur si krim janë kamerat në zonë.

Nëse dikush nga 2017 është kujtuar t’i çojë mesazh paralajmërues, nuk do të ishte logjike. Rastet që ka pasur lidhen me krime që lidhen me juridiksionin e Shkodrës. Nuk janë krime të renda, po plagosje të rënda, vjedhje, që nuk lidhen me një organizatë kriminale, pasi ato gjykohen nga GJKKO. Të gjitha çështjet janë me nivel lokal, jo me nivel krimi kombëtar. Por nuk e bën më pak të rëndësishme që krimi guxon dhe i çon mesazh paralajmërues. Është masazh që nuk duhet ta tolerojnë, duhet t’i japin mbrojtje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy