
Avokati Redon Meksi në MCN Live ka komentuar lidhur me betejën brenda Partisë Demokratike dhe formulën e tyre për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit.
Ai tha se moralisht PD e Berishës nuk duhet të bashkohet me PD zyrtare, por vetëm një bashkim i opozitës rrit mundësitë e fitores së tyre në zgjedhje.
Sipas tij, nëse Alibeaj vendos të mos fusë kandidatë të dytë përballë atyre të Berishës atëherë në këtë mënyrë ai ja lë topin në Berishës për humbjen.
E kam thënë dhe para është bërë propozim nga Alibeaj për Berishën që të sjell të gjithë kandidatët e primares me siglën e PD dhe ne nuk duam asgjë. Po atë ditë Berisha mblodhi këshillin kombëtar të vetin dhe vendosi që s’do futemi pa na ardhur propozimi publikisht, pra hoqi qafe atë sikletin për mos të pranuar që të bashkohej me Alibeaj. Moralisht nuk duhet të bashkohet, por këtu po flasim për të mirën e demokratëve dhe bashkimi i opozitës do të sillte shanset për një fitore në zgjedhje.
Më tej ai shtoi se përçarja është shumë e vështirë duke parë se PS ka një strukturë të mirëfilltë dhe kriminale sipas Meksit që merret me votat e saj dhe është e vështirë për tu mundur.
E përçarë nuk mund të fitojë dhe bashkimi nuk pranua nga Berisha. Arsyeja është një sepse s’mund të ulë hundën para Alibeajt dhe e dyta i leverdis të dali një kandidat tjetër sepse ka atë alibinë e humbjes në fund fare dhe justifikon humbjen duke thënë se humbëm se u fut pengu i Ramës në mes. Nëse Alibeaj bën atë që tha më parë që ne nuk fusim kandidatë për t’ju prishur punë në zgjedhje, kjo pastaj i lë topin në dorë Berishës për humbjen. Të shohim se çfarë do të ndodhë.
Në vijim Meksi duke komentuar mundësin ë e një balotazhi tha se ai ëhstë hequr qëllimisht në vitin 2004 dhe kjo sipas tij është një krim ndaj demokracisë.
Ti heqësh të drejtën për të kandiduar një personi kjo është shumë e shëmtuar, por kjo vjen sepse politika jonë prej vitesh nuk i shkon në mendje të fusë balotazhin në zgjedhjet maxhoritare. Balotazh do të thotë se ne sot në Tiranë dalim me 7 kandidatë dhe nëse Veliaj fiton 21% të votave të vlefshme atëherë është kryetar i bashkisë. Kjo është hequr me dashje në 2004 sepse nëse do kishim sot balotazhin Alibeaj do mund të dilte me sa do kandidatë të kishte dëshirë dhe në fund fare dilnin dy të parët në zgjedhje. Kjo është hequr me dashje dhe heqja e balotazhit ëhstë krim ndaj demokracisë.



