Shakira, artistja e fundit e cila shet këngët e saj

Shakira, artistja e fundit e cila shet këngët e saj

Shakira është bërë këngëtarja e fundit e cila shet të drejtat e muzikës së saj për një shifër ende të pazbuluar, por që flitet për miliona dollarë.

Të 145 këngët e saj, duke përfshirë Hips Don’t Lie, Whenever, Wherever dhe She Wolf, janë të përfshira në këtë marrëveshje. Ishin pikërisht këto hite të cilat e bënë Shakirën artisten femër me origjinë latine më të dëgjuar në të gjithë botën. Kjo pasi ajo shiti mbi 80 milionë disqe.

Marrëveshja për këngët e saj u bë me kompaninë ‘Hipgnosis Song Fund’, e cila kofët e fundit bleu edhe të drejtat nga artistët Blondie dhe Neil Young. Kompania në fjalë nuk e zbuloi shifrën për të cilën është rënë dakord, por zakonisht i paguan artistët me ekuivalentet e 15 viteve më parë.

Kjo marrëveshje u siguron artistëve para të menjëhershme, ndërsa kompania shpreson të fitojë duke shitur këngët për filma dhe TV, për mallra dhe versione të ndryshme të kopertinave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy