Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpreson të jetë e "ftuar" për të marrë pjesë në hetimin nga autoritetet kineze mbi origjinën e koronavirusit.
OBSH e ka njoftuar vetë: "OBSH do të dëshironte të punonte me partnerë ndërkombëtarë dhe, me ftesë të qeverisë kineze, do të dëshironte të merrte pjesë në hetimin mbi origjinën shtazore të virusit", tha zëdhënësi i organizatës, Tarik Jasarevic.



