Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi është shtruar sërish në spitalin San Raffaele në Milano.
Berlusconi doli nga spitali më 19 maj të këtij viti pas 45 ditësh që qëndroi i shtruar.
“Presidenti Silvio Berlusconi ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin San Raffaele për kontrolle të planifikuara në lidhje me sëmundjen e njohur hematologjike nga e cila vuan”, shkruajnë në buletin mjekët e tij Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciceri .
Vendimi për shtrimin e tij në spital është marrë pasi disa vlera, të dala nga analizat rutinë, kanë shënuar norma anormale.
Aktualisht ish Presidenti ndodhet në pavijon dhe jo në terapi intensive, ku ka qëndruar gjatë shtrimit të fundit.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.