Noka: Në Parlament demokracia po vdes. Po krijojmë një front politik opozitar për të vazhduar me frontin popullor

Noka: Në Parlament demokracia po vdes. Po krijojmë një front politik opozitar për të vazhduar me frontin popullor

Deputetët e opozitës kanë vijuar me moslejimin e zhvillimit normal të seancave parlamentare apo të punës në Komisione, derisa, siç shprehen, të respektohen të drejtat themelore të tyre.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të krahut të Sali Berishës, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se aksioni opozitar në parlament do të vijojë edhe më tej.

Sipas tij në Parlement demokracia po vdes dhe në këtë kuadër ata po krijojnë një front politik opozitar për të vazhduar më tej me frontin popullor.

Ne po bëjmë atë që mund të bëjmë ne kushtet që ne jemi. Ai është një parlament që vetëm i tillë nuk mund të jetë.

Në të, demokracia po vdes, po shndërrohet në një noter të krimit dhe batërdisë. Ne kemi kërkuar të drejtat tona dhe po na mohohen, dhe ne do tanimë po bëjmë betejë.

Do të krijohet një front opozitar, të gjithë aleatët kanë kërkuar të mblidhen në një tryezë të përbashkët. Më pas do të vazhdojmë me krijimin e një fronti popullor kundër këtij regjimi.

Biem dakord të gjithë se ky është regjimi më i egër që ka patur vendi që pas diktaturës së Enver Hoxha, bile në disa aspekte ia kalon.

Të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë në emër të drejtësisë së re, por kjo ka dështuar dhe është drejtësia private dhe ne po bëjmë atë që po bëjmë. E nisëm në parlament, nga forcat politike do ta zbresim te qytetarët.

Nuk kemi më kthim pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy