Katër fëmijë ndodhen në gjendje kritike, si pasojë e atakut kardiak të pësuar, pasi ranë në një liqen të ngrirë në Angli.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, ku fëmijët u nxorën nga liqeni i ngrirë nga ndihma e shpejtë në Solihull, të Birminghamit.
Mediat vendase raportojnë se fëmijët ishin duke luajtur mbi liqenin e ngrirë në Babbs Mill Park në Kingshurst, kur ranë në ujë.
Shefi lokal i zjarrfikësve Richard Stanton në një konferencë për shtyp gjatë së dielës, deklaroi se:
“Fatkeqësisht fëmijët kishin kaluar në arrest kardiak në ujë dhe u mbajtën të lidhur me pajisje mjekësore gjatë transportit të tyre në spital.
Fëmijët u dërguan në dy spitale të ndryshme të Birminghamit, ku po mbahen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Qysh nga e premtja, Britania e Madhe po përballet me një valë të ftohti ekstrem ku temperaturat kanë shkuar nën zero dhe me reshje bore në një pjesë të mirë të vendit.



