Një 40-vjeçar, i dyshuar për administrimin e faqeve në dark web, pjesa e fshehur e internetit, është arrestuar më 7 korrik në Francë.
Ai dyshohet se u ka bërë të mundur mijëra përdoruesve të Internetit në të gjithë botën të kenë akses në foto dhe video pornografie për fëmijë.
I identifikuar si një nga dhjetë më të kërkuarit, pedofili francez u ndalua nga agjentët e Zyrës Qendrore kundër Dhunës ndaj Njerëzve (OCRVP), në bashkëpunim me Europol, përgjegjës për luftën kundër rrjeteve ndërkombëtare të pornografisë për fëmijë në dark web.
Ai dyshohet si autori i përdhunimit të një minoreni dhe për sulm seksual ndaj një 15-vjeçari.



