
Zhgënjimi po rritet në Australi për shkak të niveleve të ulëta të vaksinimit dhe ndryshimit të këshillave për vaksinën AstraZeneca pasi shpërthimet e variantit shumë ngjitës Delta kanë bërë që vendi ti rikthehet lockdown-it në shumë vende.
Infektimet e reja janë rritur në rreth 150 raste, dhe kanë detyruar bllokime në katër qytete të mëdha dhe rinovuan kufizime në disa të tjera.
Queensland vendosi një bllokim të parakohshëm tre-ditor në kryeqytetin e tij, Brisbane dhe disa rajone fqinje nga e marta në mbrëmje. Perth, kryeqyteti i Australisë Perëndimore, filloi një bllokim katër-ditor të Martën, duke iu bashkuar Sidneit dhe Darvinit, shkruan The Guardian.
Australia ka patur 910 vdekje dhe më pak se 31,0000 raste gjatë pandemisë, një pjesë e 181 milion rasteve dhe 3.9 milion vdekjeve në të gjithë botën. Australia mbylli kufijtë në Mars 2020 dhe ka kërkesa të rrepta dy-javore të karantinës për mbërritjet ndërkombëtare.



