Mot i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në det

Mot i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në det

Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës ka sjellë masa kufizuese për lundrimin gjatë ditës së sotme, 8 maj 2026.

 

Autoritetet detare kanë njoftuar se duke filluar nga ora 08:00 pritet erë e fortë në drejtimin jug-juglindje me forcë 6–7 ballë, shpejtësi deri në 20 m/s, si dhe dallgë që arrijnë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

 

Për shkak të situatës së rënduar atmosferike, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, deri në orën 22:00 të kësaj date.

 

Autoritetet u kanë kërkuar të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fushën detare të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve, me qëllim shmangien e çdo incidenti apo emergjence.

 

Ndërkohë, është bërë e ditur se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht sipas itinerareve të planifikuara.

 

Sipas parashikimeve, përmirësimi i kushteve të motit dhe rikthimi i normalitetit për mjetet e vogla lundruese pritet pas orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy