
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj publikon “prova të reja”, sipas tij, që tregojnë lidhjet e ish ministrit Tahiri me Bandën e Habilajve. Pika e kontaktit, sipas Alibeajt, ka qenë ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Sipas deputetit demokrat, Alibeaj ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld çela i cili tashmë është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës ka dekonspiruar operacionet e shish.
Pas publikimit të këtyre dokumentave, Alibeaj ngriti pyetjen se përse për Çelën është lëshuar një urdhër arresti dhe për ish ministrin Tahiri jo?



