Covid-i në SHBA, Shtëpia e Bardhë: Nuk kontrollojmë pandeminë, do sigurojmë vaksina

Covid-i në SHBA, Shtëpia e Bardhë: Nuk kontrollojmë pandeminë, do sigurojmë vaksina

Rekord rastesh të reja në një ditë të vetme në Shtetet e Bashkuara: 88 973. Totali që nga fillimi i emergjencës është mbi 8.5 milionë. SHBA është vendi më i prekur në botë, me gati 225 000 vdekje. "Ne nuk do të kontrollojmë pandeminë, ne do të kontrollojmë faktin se do të kemi vaksina, terapi për të zbutur efektet e saj", tha Mark Meadows, kreu i Shtëpisë së Bardhë.

"Virusi - shtoi ai - është ngjitës ashtu si gripi, ne duhet të përpiqemi të sigurojmë që njerëzit të mos vdesin".

Ndërkohë, të paktën pesë persona janë pozitivë në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të Mike Pence. Lajmi bëhet i ditur nga CNN, pasi të shtunën në mbrëmje zyra e zv.presidentit amerikan konfirmoi se shefi i stafit, Marc Short, ishte pozitiv dhe pasi dje vetë Short tha se kishte simptoma të lehta.

Sipas burimeve të CNN, midis të infektuarve është edhe bashkëpunëtori Zach Bauer dhe të paktën dy anëtarë të stafit përveç këshilltarit politik Marty Obst. Dhe ekziston frika se numri i pozitivëve Covid-19 mund të rritet, në një kohë kur pas një jave janë zgjedhjet. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Pence dhe gruaja e tij Karen Pence rezultuan negativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy