Dyrnjaja: Tik-Toku po përdoret për pastrim parash

Dyrnjaja: Tik-Toku po përdoret për pastrim parash

Tik-Toku si rrjet fitimprurës për një pjesë të përdoruesve ishte tema e diskutimit në emisionin MCN Economy. Gazetari Denis Dyrnjaja rrëfeu përvojën e tij me rrjetin social, si një mjet për të arritur më lehtë te audienca.

Unë jam regjistruar në maj. E hapa për të promovuar Bilardon dhe bëra një faqe ndryshe nga ato që kam parë, me emrin dhe fytyrën time. Nga maji deri tani kam 7 milionë vieë në videot e emisionit. Në platformat e tjera kjo nuk ndodh. Më ka habitur densiteti i njerëzve. Mesa duket e kanë më të lehtë të përtypin si karamele ekstraktet e gjërave. Më doli siç ma sugjeruan. Ka qenë shumë i vlefshëm për të promovuar programin. Është shumë efektiv në raport me komunikimin publik.

Dyrnjaja tha se përtej suksesit të shpejtë të këtij rrjeti duhet parë impakti negativ te njerëzit.

Kam vënë re se njerëzit kërkojnë një përballje në rrjet. Flitet për shumë para që hedhin njerëzit. Jemi në një epokë ku digjitalizimi ndryshon me ditë. Është e pamundur ta ndalosh këtë proces. Ne na takon të ndalemi te ajo çka ndodh me shoqërinë. Promovohet dhuna. Ne tani e kemi Big-Brotherin në Tik-Tok. Çdo personazh ka median e vet. Nuk e ndalojmë dot. Të gjitha rrjetet sociale, efektin më negative që po prodhojnë është dembelizmi.

Dyrnjaja tha se për shkak të shumave që qarkullojnë përmes këtij rrjeti, ai ka potencialit për pastrim parash.

Tik-Tok dhe disa platforma të tjera po përdoren për pastrim parash. Ma kanë thënë këtë për njerëz që kanë profil të ulët dhe e mendojnë thjesht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy