Irani anulon një pjesë të marrëveshjes nukleare (VIDEO)

Irani anulon një pjesë të marrëveshjes nukleare (VIDEO)

Irani tërhiqet nga dy prej pikave të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, një vit pasi prej saj u tërhoqën SHBA-të. Presidenti Hassan Rouhani tha se vendi do të shtojë rezervat e uraniumit, në vend që t'i shesë ato jashtë vendit.

Ai gjithashtu kërcënoi të rifillojë prodhimin e uraniumit brenda 60 ditësh.

Praktikisht, vendimi ka të bëjë me anulimin e dy prej pjesëve të marrëveshjes: shitja e uraniumit të pasuruar dhe ai që njihet si “uji i rëndë”.

Rouhani u dha vendeve që janë ende pjesë e marrëveshjes - Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe Britania e Madhe - 60 ditë kohë për të zgjedhur mes përmbushjes së detyrimeve financiare dhe ato që kanë të bëjnë me naftën.

Nëse këto nuk përmbushen, ai tha se Irani do të shtojë uraniumin e pasuruar, i cili aktualisht është i pezulluar dhe do të vërë në punë reaktorin e “ujit të rëndë”, bazuar në planet e bëra përpara marrëveshjes.

Për Rouhanin, kjo nuk është një dalje nga marrëveshja.

"Ne nuk duam të dalim nga JCPOA, ky është është një hap i ri brenda kornizës së kësaj marrëveshjeje", tha ai.

Marrëveshja e vitit 2015 ka pasur për qëllim reduktimin e ambicieve bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, por tensionet Iran-SHBA janë rritur që nga tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja.

Ekonomia e Iranit është goditur nga sanksionet e rivendosura nga SHBA-të pas tërheqjes bnga marrëveshja.

Njoftimi nga ana e Iranit vjen pak orë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, bëri një vizitë të paplanifikuar në Irak dhe një aeroplanmbajtës i SHBA u vendos në rajonin e Gjirit.

Zyrtarët amerikanë kanë raportuar për kërcënime të forcave amerikane dhe aleatëve të tyre nga Irani, por pak detaje kanë dhënë në lidhje me natyrën e këtyre kërcënimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy