Gjeta: Alarmant numri i gjedhëve dhe të imtave në Shqipëri! Në lokale po hamë mish nga Zelanda e Re

Gjeta: Alarmant numri i gjedhëve dhe të imtave në Shqipëri! Në lokale po hamë mish nga Zelanda e Re

Eksperti i bujqësisë Zef Gjeta tha në “Mcn Economy” se numri i gjedhëve dhe të imtave në Shqipëri, krahasuar me tre dekada më parë, është në nivele alarmante.

Sipas tij në Shqipëri është përgjysmuar numri i gjedhëve në krahasim me 3 dekada më parë, ndërsa sot kemi 1/3 e numrit të të imtave. 

Gjeta theksoi se ndërhyrja e qeverisë me subvencione duhet të jetë të paktën në nivelet e rajonit. 

Fermerët kanë të drejtë por këtu është zinxhiri i prishur. Në Shqipëri s’marrin subvencion të drejtpërdrejtë, dhe krahasuar me vendet e rajonit kostoja është e rritur. Ne kemi ferma të vogla, dhe këto e komplikojnë në atë shkallë saqë prishet zinxhiri. Është mungesa e vëmendjes së shtetit. Ne nuk kemi sindikata të bujqësisë siç e kanë vende të tjera të zhvilluara. Duke mos i pasur këto organizimi është individual. Edhe fermerët që janë mbledhur aty, janë mbledhur nga halli. Ulja e çmimit të qumështit i dëmton jashtëzakonisht shumë. Është një sinjal i fortë alarmi që ne do mbetemi pa qumësht. Pa lekë nuk bëhet kjo punë. Duhet ndërhyrje. Nuk po kërkojnë luks, po kërkojnë të bëhet si në vendet e rajonit. Ne kemi më pak se 1/3 e të imtave krahasuar me 30 vjet më parë. Kjo është kambanë e fortë alarmi. Sot është 3,2 milionë të imëta, ndërkohë që kemi pasur 5,6. Dua që edhe unë, edhe z. Braçe edhe z.Baçi të flasin me të njëjtin zë. Ka 33 vjet që bujqësia merr më pak se 1 për qind të buxhetit vjetor. Shumica e fermerëve janë në kufij të mbijetesës. Është një ndryshim me 30 për qind të çmimit. Kurrkund në botë s’ka kapërcime të tilla të çmimit. Janë shifra alarmante dhe frikësuese. Përpunuesit janë të organizuar dhe e gjejnë fjalën. Alarmi është që kemi gjysmën e gjedhëve, krahasuar me tre dekada më parë, kemi 1/3 e të imëtave krahasuar me tre dekada më parë dhe ne hamë në lokale mish nga Zelanda e Re”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy