Pedagogët në protestë, Kushi te Politekniku: Fokusi në rritjen e kërkimit shkencor

Pedagogët në protestë, Kushi te Politekniku: Fokusi në rritjen e kërkimit shkencor

Ndërkohë që pjesa më e madhe e pedagogëve bojkotuan ditën e parë të vitit të ri akademik, duke u mbledhur në protesta, ministrja e Arsimit, Evis Kushi u ndal ditën e sotme tek Universiteti Politeknik i Tiranës.

Ministrja tha se zgjodhi të vizitoj Universitetin Politeknik të Tiranës, për të uruar ata dhe të gjithë studentët e pedagogët në të gjithë vendin për një vit të ri sa më të mbarë e të suksesshëm, pa përmendur protestën e pedagogëve.

Së bashku me Rektorin Prof. Andrea Maliqari dhe kolegë të këtij universiteti, vizituam dy nga laboratorët e kërkimit shkencor të Departamentit të Energjisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Vlerësuam rëndësinë që kanë investimet në infrastrukturën e kërkimit shkencor për t'i kthyer këto qendra laboratorike në vende ku diskutohen projekte, krijohen partneritete e zhvillohen ide novatore, në mbështetje të pedagogëve, studentëve, bizneseve dhe zhvillimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

Prandaj mbështetja jonë do të vazhdojë pa u ndalur me buxhet dhe politika të fokusuara në rritjen e cilësisë për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy