Ushtria ukrainase do të jetë gati të shkojë në kundërofensivë në pranverë. Qëllimi është çlirimi i të gjitha territoreve të pushtuara, përfshirë Krimenë. Ne do të ndalemi vetëm kur të rivendosim vendin brenda kufijve të vitit 1991.
Kështu tha nënkryetari i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Kievit Vadym Skibitsky , cituar nga UNIAN .
Ukraina do të godasë depot e municioneve në territorin rus, duke përfshirë rajonin e Belgorodit, sulmet fillojnë nga atje.
Sipas Skibitsky, koha e saktë e ofensivës varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë furnizimin me armë perëndimore.
Dy ditë më parë, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, pas takimit në Ramstein, sqaroi se furnizimi me pajisje në Ukrainë varet kryesisht nga periudha e stërvitjes së ushtrisë.
Pra, për disa muaj forcat ushtarake të Ukrainës do të jenë plotësisht gati, më pas, sipas vendimit të Shtabit të Përgjithshëm, do të ndodhin ngjarje të caktuara.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, në një intervistë të dhënë për mediat ukrainase ka thënë se është e nevojshme të ndërtohet nëj shtet që të jetë në gjendje të mbrohet në të ardhmen.
Edhe nëse Ukraina do të nënshkruante traktatet më të rrepta të paqes, rreziku i agresionit nga Rusia mund të rishfaqet. Prandaj është e nevojshme të ndërtohet një shtet ukrainas që do të jetë në gjendje të mbrohet në të ardhmen.



