Gjykata Kushtetuese lë në fuqi marrëveshjen Rama-Meloni mbi emigrantët (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi marrëveshjen Rama-Meloni mbi emigrantët (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 5 vota pro dhe 4 kundër të lërë në fuqi marrëveshjen Rama-Meloni mbi emigrantët. 

Në orën 16:00 aktivistët që janë shprehur kundër marrëveshjes për emigrantët do të zhvillojnë një aksion simbolik kundër vendimit. 

Kujtojmë që ishin 30 deputetë të opozitës, nga grupimi Bardhi dhe Berisha që i kërkuan Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e marrëveshjes. 

Megjithatë Kushtetuesja e ka vlerësuar marrëveshjen në përputhje me Kushtetutën. 

Më herët pakti Rama-Meloni mori dritën e gjelbër në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian, me 155 vota pro. Fjala e fundit për ratifikimin do t’i takojë Senatit italian.

Protokolli i firmosur në Romë më 6 nëntor të vitit të kaluar, përfshin vendosjen në Shqipëri të një pjese të emigrantëve që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i emigrantëve, ku kapaciteti është rreth 3 mijë shtretër. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy