Ministri i Jashtëm, Di Maio në Tiranë: Korrupsioni pengesë për zhvillimin e vendit

Ministri i Jashtëm, Di Maio në Tiranë: Korrupsioni pengesë për zhvillimin e vendit

Ministri i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Republikës së Italisë, Luigi di Maio sot në Tiranë pati një takim dypalësh me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku për temë kryesore ishte reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit. Në takim Ministri Di Maio shoqërohet edhe nga ish-ministrja e Drejtësisë së Italisë, Paola Severino, sot Përfaqësuese e Posaçme Antikorrupsion e OSBE-së.

Në tryezën me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë”, Maio foli në prani të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për ndikimin negativ të korrupsionit në rritjen e largimit të kapitaleve të inteligjencës.

Ai u shpreh se korrupsioni është një pengesë e madhe për zhvillimin e vendit, ndërsa ofroi mbështetjen e Italisë në këtë sfidë.

 “Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit. Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurish që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës.

Kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave. Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italianë”,-deklaroi Luigi Di Maio.

Temat kryesore të tryezës së nivelit të lartë përfshijnë reformë në drejtësi dhe mbështetja italiane për fuqizimin e institucioneve të reja të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, roli i Italisë përkrah Shqipërisë në çeljen e negociatave me BE-në, bashkëpunimi dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit, si edhe për t’i dhënë jehonë të mirëfilltë rezultateve tejet pozitive të raportit antikorrupsion të GRECO-s mbi përpjekjet antikorrupsion të Qeverisë Shqiptare.

Ministrja Gjonaj e njohu Ministrin Di Maio me Rrjetin e Koordinatorëve Antikorrupsion si një mekanizëm kombëtar referimi, që vepron në sektorët më nevralgjikë dhe me risk të lartë ndaj korrupsionit me qëllim adresimin edhe hetimit e denoncimeve për raste korruptive, duke krijuar kështu një aleancë të drejtpërdrejtë me qytetarët në luftën kundër korrupsionit. Ministrja Etilda Gjonaj thekson se ky rrjet do të jetë një derë për të pritur dhe denoncimet e bizneseve ku së bashku me konsolidimin e rezultateve të reformës në drejtësi do të rrisë besueshmërinë e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri.

Arritjet e Shqipërisë në drejtim të parandalimit të korrupsionit dhe rezultatet e reformës në drejtësi janë vlerësuar maksimalisht nga GRECO në tetor të këtij viti ashtu si dhe këto rezultate janë njohur me nota pozitive edhe nga raporti i Komisionit Evropian lidhur me aksionet dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në drejtim të fuqizimit të kapaciteteve koordinuese dhe monitoruese kundër korrupsionit.

Ministrja Gjonaj, vlerësoj lartë bashkëpunimin me shtetin italian në fushën e drejtësisë, ku janë finalizuar përmes memorandumit me procedurat e transferimit të disa të dënuarve shqiptar në Shqipëri.

“Bashkëpunimi me partnerin tonë strategjik Italinë ka një vlerë jo vetëm simbolike, por edhe praktike, përmes shkëmbimit të përvojave midis institucioneve tona dhe forcimit të bashkëpunimit të krijuar deri tani. Këto angazhime të përbashkëta i shërbejnë padyshim përmirësimit të standardeve të shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, e njëherësh, edhe përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

Në fushën e drejtësisë, ky bashkëpunim, është formalizuar në një memorandum bashkëpunimi në dhjetor 2017, midis dy Ministrive të Drejtësisë së Shqipërisë dhe Italisë, në kuadër të të cilit jemi angazhuar që të thellojmë bashkëpunimin tonë. Një ndër pikat e rëndësishme të këtij memorandumi ka qenë ndjekja e procedurave për transferimin e disa të dënuarve shqiptarë që na janë referuar nga autoritetet italiane. Mbetemi shpresëplotë vijimin e zbatimit të kësaj marrëveshje në drejtim të bashkëpunimit në trajnimin e forcave policore për rregjimin 41 bis, në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e profesioneve të lira si dhe në asistimin me sistemet në fushën e drejtësisë.

Në këtë drejtim, më lejoni të falënderoj veçanërisht magjistratin ndërlidhës Francesco Mandoi për diligjencën në jetësimin e ndërsjelltë të angazhimeve tona në kuadër tëkëtij bashkëpunimi. Gjej këtu rastin edhe të shpreh falënderimet për Prokurorinë e Përgjithshme Antimafia në Itali, e cila në bashkëpunim me autoritetet shqiptare ka mundur të finalizojëme shumë sukses aksionet endërmarra bashkërisht. Mbetemi natyrisht me shpresën se këto aksione do të vijojnë tëorganizohen e koordinohen në mënyrë të efektshme edhe me kontributin e përfaqësuesessë Shqipërisë në EUROJUST, të emëruar para pak muajsh”, u shpreh ministrja Gjonaj në takim me ministrin e jashtëm italian.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy