Grabitet dyqani i celularëve në Tiranë/ Bregu: Personat që vjedhin këto lloj biznesesh janë përdorues të lëndëve narkotike

Grabitet dyqani i celularëve në Tiranë/ Bregu: Personat që vjedhin këto lloj biznesesh janë përdorues të lëndëve narkotike

Një grabitje ka ndodhur para pak minutash në një dyqan celularësh në Tiranë.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se kjo është një ngjarje që ndodh në çdo lagje të vendit tonë dhe se kryesisht këta persona që kryejnë vjedhjet janë përdorues të lëndëve narkotike.

Do të vazhdojnë, janë prezente. Ky është agravimi i tyre që përdorim drogë. Është problemi i shoqërisë, nuk është më problem i rendit publik. Ata nuk punojnë, duan lëndë narkotike, do bëjnë histori të tilla. Ai ato do t’i shesë për 30 mijë lekë. Nga darka e kap policia, e çon atje do të krijojë një problem akoma më të madh. Ka shumë histori të tilla që ndodhin nëpër lagje. Ata shkojnë të pambuluar, nuk e kanë frikë as kamerën. Në lagje ndodh që duke e njohur, bien në dakordësi me familjet e personave që i dëmtojnë për të mos e çuar në burg. Është problem shoqëror. Si kjo ka shumë. Nuk përdorim armë, nuk janë të dhunshëm.

Bregu tregoi se përgjatë një viti regjistrohen 10-12 mijë vjedhje në vit, ndërkohë që zbulohen vetëm 2/10 e tyre.

10-12 mijë vjedhje kanë ndodhur, pra 30-40 vjedhje çdo ditë. Identifikohet pothuajse 2/10. Kjo është statistika që nuk ulet kurrë. Çdo vit në burg futen 1300-1400 vjedhës. Dënohen 1-3 vjet. Janë vjedhje pa përdorur armë. Këto janë vjedhje dhe denoncohen. Ka një numër të lartë vjedhjesh që nuk denoncohen se dhe policia ta merr denoncimin me vlerë. Nëse të vjedhin 50 mijë lekë nuk merret denoncimi. Vjedhja duhet të fillojë 100 e sipër. Nuk është e cilësuar në Kod. Po që të quhet është 99.01 mijë lekë. Ai që e ka në zanatin e tij vjedhjen nuk bën gjëra të tilla, rekrutohet, merret nga jashtë dhe e marrin për të vjedhur vila. Ky është një nga aktivitetet që sjell më shumë para sesa droga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy