Presidenti i Amerikës Donald Trump nuk e konsideron koronavirusin si të rrëzikshëm. Pavarësisht se të shtunën u regjistruan 43 mijë raste të reja, për të parin e SHBA-ve, vendi po përparon në luftën me COVID-19.
Sipas BBC, Trump ndër të tjera tha se SHBA deri më tani ka testuar afërsisht 40 milionë njerëz, të cilët në 99% të rasteve nuk kanë patur pasojë. Pra raste nuk kanë ‘qenë të dëmshme’.
Më herët Donald Trump e ka konsideruar koronavirusin si “sëmundje të tmerrshme e ardhur nga Kina”, dhe i kishte thënë Pekinit se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shpërthim global. Gjithsesi nga deklaratat e lëshuar së fundmi presidenti Trump duket se e ka harruar atë se çfarë ka thënë më parë.
Ai nuk u ndal me kaq, por hodhi poshtë pretendimet e OBSH-së se nuk mund të ketë një vaksinë që shëron plotësisht koronavirusin. Trump u shpreh se ‘SHBA-të ka të ngjarë të kenë një zgjidhje terapeutike / ose vaksinë shumë muaj përpara fundit të vitit’.
Këto deklarata Trump i bëri para Shtëpisë së Bardhë përpara ushtarakëve dhe mjekëve, të cilët kanë qenë në vijën e parë të kësaj lufte. Gjithsesi pavarësisht asaj që ai tha Amerika deri më tani ka numrin më të madh të të prekurve dhe të vdekurve me koronavirus.



