Kryeministri Rama u ktheu përgjigje akuzave të ish-kryeministrit Berisha gjatë fjalës së tij në seancën e Parlamentit. Rama tha se denoncimi i Berishës për makinat luksoze të blear nga qeveria shqiptare nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër dashakeqe. Rama tha se për këto mjete nuk është paguar asgjë, pasi ato janë dhuratë e qeverisë japoneze si pjesë e një promocioni.
“Ti Sali je lulëkuqja e fundit varur në mur, je varur edhe më lart se ata të shkretët e jetimores. Ndryshe nga ata, je edhe italiani i parë dixhital, konkurrent i pakonkurrueshëm i spektakleve të humorit. Ke gënjyer derrçe kur ke thënë se kemi blerë 140 makina luksi, që bashkë me qytetarin tënd dixhital në Kakavijë i denoncove në mënyrë të rrufeshme. Nuk kemi blerë asgjë, është një dhuratë e qeverisë japoneze, e cila promovon mjetet e reja. Nuk është as dhuratë që e kemi kërkuar ne, por pjesë e promocionit të qeverisë japoneze”, tha ai.



