Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami thotë se infrastruktura është një pjesë nga e cila gjyqësori ka vuajtur gjithmonë dhe se nuk e ka 100% pushtetin gjyqësori pasi për truallet është administrator shteti.
Në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN TV, Llagami deklaroi se janë dy vjet që janë në negociata dhe se gjëja e parë që i është kërkuar qeverisë kur diskutohej për kalimin me një Apel, është pikërisht hapësira.

Kishim idenë që të krijohej një pallat drejtësie, bashkë me shkallën e parë, prokurorinë Tiranë dhe Apelin.
Pavarësisht se për truallin jemi duke negociuar, por ne na duhet një zgjidhje imediate.
Nga takimi me ministrin e Drejtësisë diskutuam edhe marrjen e përkohshme të një ambient me qira, për Apelin.
Pasi ndërtimi kërkon kohë, ndërsa situata që ne kemi është emergjente.
Kjo është një nga situatat që po na propozohet së fundmi, por është në proces vlerësimi. Trualli i ri një variant na është thënë te Bulevardi i Ri, por kemi dëgjuar shumë variante.
Gjykata nuk kërkon lukse, është në kushtet e nevojës. Kërkojmë të na vihet në dispozicion që truall që plotëson kërkesat tona.
Diku te mbi 5 mijë metra katrorë, 78 gjyqtarë, plus stafi ndihmës.
Është ngritur një grup pune bashkë me KLGJ dhe bashkinë Tiranë, për të bërë vlerësimet e kësaj natyre.
Një nga metodologjisë e uljes së backlogut janë burimet njerëzore dhe infrastrukturore, se janë shumë të domosdoshme në gjykatë.
Strategjinë e kemi parë më makro, jo vetëm që të ulim backlog, por të rrisim dhe cilësinë.
Është identifikuar se janë katër gjykata në nevojë, dhe kjo në fakt vjen edhe prej logjikës së hartës, mbledhja e gjykatave, specializimi i gjyqtarëve.
Aty ka përqendrim popullsie aty ka dhe mosmarrëveshje.
Sa i takon thirrjes së hapur për nëpunës për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, Llagami nënvizoi faktin se ndihmësit ligjorë ndihmojnë për çdo çështje dhe se jo çdo çështje është komplekse në gjykatë dhe se për këtë punë do të ndihmojë dhe ekspertiza e dhënë nga ambasada amerikane.
E pyetur për pagën minimale në administratën gjyqësore, kryetarja e KLGJ deklaroi se për një sekretare gjyqësore, paga është rreth 700 mijë lekë të vjetra.
Administrata gjyqësore e fillon punën në orën 08.00 dhe e mbaron në orën 18.00. se është një lloj ngarkese. Ja japim orët jashtë orarit.
Aktualisht nuk kanë ardhur më shumë se 3-4 ndihmës ligjore, se nuk e kanë parë atraktive.
Kemi ardhur në një variant tjetër për ta bërë ndihmësin ligjor edhe pjesë të karrierës gjyqësore.
Kemi sekretare që janë shumë të mira dhe mund të bëhen ndihmëse gjyqësore.
Karriera e brendshme në sistem do të ndihmojë dhe ne duhet ta zhvillojmë, duke e shoqëruar edhe me pjesën e pagesës.
Paga me volumin e punës nuk korrespondojnë. Është një luks për ne të humbin një sekretare gjyqësore, se janë një vlerë e shtuar për sistemin.
Lidhur me raportimin në komisionin parlamentar të Ligjeve, dhe deklaratave të ish-ministrit të Drejtësisë Fatmir Xhafaj, i cili foli për paaftësi të KLGJ dhe mungesë koordinimi, Llagami tha se zoti Xhafaj është politikan dhe ka perceptimin e tij, por se ajo është në detyrë për të zbatuar reformën.
Mund t’i shkruajmë shumë bukur ligjet por kur vjen puna te zbatimi, kanë sfidat e veta.
Në këto 5 vjet kemi ecur mjaft mirë, krahasuar me si e nisëm dhe sa vonë e nisëm.
Retorika politike duhet të kontribuojë për të ndihmuar sistemin, në mbështetje që ka të bëjë me ndryshimet ligjore.



