Bllokohet impianti i “Delvina Gas”/ Rusta: Sokol Meqemeja, biznesmeni i shpallur në kërkim, i njohur për lidhjet me Ahmetajn

Bllokohet impianti i “Delvina Gas”/ Rusta: Sokol Meqemeja, biznesmeni i shpallur në kërkim, i njohur për lidhjet me Ahmetajn

Ditën e djeshme  Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim biznesmenin Sokol Meqemeja pronarin dhe administratorin e kompanisë “Delvina Gas” për ndërtim pa leje të një impianti gazi në një pronë publike.

Në pranga janë vënë dy përgjegjësit e kantierit të ndërtimit të cilët më pas u lanë të lirë.

Gazetari Arsen Rusta tha në një lidhje me studion e MCN Live se  Sokol Meqemeja është një nga biznesmenët e përmendur në dosjen e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj pasi së bashku me familjarët e të dyve janë kryer shit-blerje apartamentesh. 

Orët e vona të pasdites së djeshme ka qenë vendimi i Prokurorisë së Gjirokastrës për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre por jo heqjen e përgjegjësisë penale. Ndërsa biznesmeni Sokol Meqemeja prej ditës së djeshme është në kërkim. Është vetëdorëzuar, është paraqitur me avokat apo ka kërkuar në distancë nëpërmjet avokatëve t’i hiqet masa e arrestit, apo urdhër ndalimi mbetet për t’u parë. Ndërtimi i një teci nëpërmjet gazit për djegie është akuza që rëndon ndaj tyre. Nuk ka munduar dhe reagimi i vetë kompanisë ku thotë nuk kam ndërtuar asgjë, jemi funksional prej tre vitesh dhe është një proces i brendshëm i kompanisë dhe jo siç thotë IKMT dhe policia. 

Emri i biznesmenit Sokol Meqemeja rikthehet në pjesën e kronikës së zezë, si një prej biznesmenëve të listuar në dosjen e Arben Ahmetaj, ku ai dëshmoi dhe ishte i përfshirë në verifikimin e disa transaksioneve mes tij, bashkëshortes së tij, Ahmetajt dhe familjarëve të tij në shit-blerjet e apartamenteve. 

Në dosjen Ahmetaj Meqemeja ka qenë si deklarues, nuk ka përgjegjësi penale. Dosja e Ahmetajt ka shkuar disa herë në GJKKO që ka vendosur ta kthejë tek prokurori Elvin Goga për ta plotësuar me hetime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy