Dita e parë e fushatës zgjedhore në Kosovë/ Subjektet politike me premtime të mëdha

Dita e parë e fushatës zgjedhore në Kosovë/ Subjektet politike me premtime të mëdha

Fushata për zgjedhjet e parakohshme 2021 në Republikën e Kosovës, ka filluar dje dhe do të vazhdojë deri më 12 shkurt.

Subjektet politike kanë bërë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore, ndërsa para votuesve të tyre kanë bërë premtime të mëdha.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovë (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, u zotuan para votuesve të tyre se do të fokusohen në shëndetësi, duke përmendur vaksinimin e qytetarëve me vaksinat anti-Covid, e po ashtu u premtua se do të ndihmojnë ekonominë pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Subjektet, gjithashtu premtuan edhe rritjen e pagës minimale, rritjen e pensioneve e të tjera.

Lëvizja Vetëvendosje, fushatën zgjedhore e ka hapur në Prishtinë, ndërkohë kandidati i LVV-së, për kryeministër, Albin Kurti, një ditë më herët shpalosi programin e tyre qeverisës.

Kurti u zotua se do të vaksinojë mbi 60 për qind të popullsisë me vaksinat anti-Covid, do të të zhvillojë ekonominë në Kosovë, e premtime të shumta për çështje tjera më rëndësi.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës  për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të mërkurën në hapje të fushatës zgjedhore, se LDK është parti që mbron shtetin dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, pasi këtë kulturë politike e ka të trashëguar nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, presidenti Rugova.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, hapjen e fushatës zgjedhore e ka bërë në qytetin e Prizrenit.

Haradinaj ka pohuar se tani po fillon edhe gara për president.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet zëri dhe fryma çlirimtare.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj teksa ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë, ka thënë se është krenar me listën e Rimëkëmbjes dhe programin që ofron partia e tij.

Ndryshe, në këto zgjedhje janë 143.006 votues më pak sesa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.

Në listë janë mbi 102 mijë votues nga diaspora, që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy