Dua Lipa është një nga yjet më të pasura të pop-it në botë me një vlerë prej 25 milionë paund.
Këngëtarja, 24 vjeçare, ka bërë dokumentet gati për të regjistruar emrin e saj për sende të ndryshme, duke filluar nga rrobat dhe kozmetika, deri te lojërat kompjuterike, librat dhe madje edhe pajisjet e kuzhinës, sipas The Sun.
“Dua Lipa e di që tani është një ndër më të kërkuarat, dhe mund të bëjë pasuri të madhe”, thotë burimi per The Sun.
Avokatët e këngëtares me origjinë shqiptare kanë parashtruar kërkesa për të mbrojtur emrin e saj në të gjithë botën, përfshirë SHBA, Kanada, Evropë, Australi, Izrael dhe Azi.
Dokumentet nënkuptojnë se të tjerët nuk mund të përfitojnë nga emri i saj.
Këngëtarja është duke i ngjitur shumë shpejt shkallët e karrierës, pasi albumi i saj i ri Future Nostalgia, i publikuar në mars pati një sukses të madh.



