Britania i kthehet karantinës, Johnson: Jemi në fazën e fundit të luftës

Britania i kthehet karantinës, Johnson: Jemi në fazën e fundit të luftës

Britania i kthehet sërish karantinës. Kryeministri Boris Johnson tha sot në një fjalim live drejtuar britanikëve se të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveç atyre që detyrohen të dalin për arsyet e parashikuara nga autoritetet. Bllokimi i ri fillon në mesnatë.

Të gjitha shkollat dhe kolegjet do të kalojnë në mësimin në distancë deri në mes të shkurtit.

Duke iu drejtuar qytetarëve britanikë, Johnson tha se ata duhet të ndjekin rregullat, pasi numri i të prekurve rishtas ka arritur rekorde të reja.

Johnson tha se janë katër grupet që do t’u jepet përparësi sa i takon aksesit në vaksinë.

Masat e reja do të zgjasin të paktën deri në mes të muajit të ardhshëm dhe javët në vazhdim, për Johnson do të jenë "më të vështirat ".

Kreu i qeverisë britanike tha se vendi po hyn "në fazën e fundit të luftës".

Të hënën, Britania e Madhe regjistroi më shumë se 50 000 raste të reja me Covid-19, dita e shtatë radhazi me një rekord të tillë.

Brenda 28 ditëve të fundit janë raportuar 58 784 raste të tjera dhe 407 vdekje, megjithëse vdekjet në Skoci nuk janë regjistruar. / BBC /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy